FC Keku po zhvillon një edicion mbreslënës në Ligën e parë e Kosovës në futboll. Skuadra nga Obiliqi është lider i padiskutueshëm pas 17 javëve me 39 pikë me statistika të frikshme prej 11 fitoreve e 6 barazime, duke mos e shijuar akoma shijen e humbjës me 26 gola të shënuara vetëm 3 të pësuara, kjo falë një ekipi solid sidomos në anën defanzive ku FC Keku konsiderohet i pakalueshëm për kundërshtarët. Merita të veçanta në këtë aspekt ka dyshja e qendërmbrojtësve Liridon Kukaj e Ardian Hoti, që së bashku janë mur i pakalueshëm nga sulmuesit rival.

Redaksia e Korneri.net, zhvilloi një intervistë me qendërmbrojtësin prishtinas Ardian Hoti, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme nën petkun e “Eliktiricistëve”. Hoti foli për ecurinë e ambiciet e klubit si dhe të ardhmen e tij te kjo skuadër. Ai skuadrën e tij aktuale e përshkruajti me tre fjali, “Mbrojtje të fortë, mesfushë stabile e sulm të frikshëm”, andaj pret që Keku në krye me trajnerin Sadat Pajaziti edicionin e ardhshëm të luajë në Superligë.

“Edicioni me FC Keku po shkon për mrekulli me mjaft rezultate të mira, siç e kemi paraparë para sezonit me synimin e vetëm rikthimin në Superligë. Kemi përfunduar stinorin me 11 fitore 6 barazime dhe 0 humbje, me golldallim 24:3 që tregon forcën tonë. Kemi kualitet dhe konkurencë në skuadër gjë që e bën dhe ecurinë e lojërave të mira në kampionat. Por me punën e mirë të drejtorit Arben Shahini e kryetrajnerit Sadat Pajaziti dhe të gjithë lojtarëve besojë që me meritë në fund jemi kampion vjeshtorë. Jemi shumë të kënaqur me performacat dhe rezultatet që kemi arritur deri tani dhe presim që edhe gjysmën e mbeteur të edicionit ta përfundojmë në mënyrë të tillë të shpallemi kampion dhe të futemi në Superligë. Cilësohemi si ekip mjaft kualitativ me mbrojtjtën më të fortë në ligë me vetem 3 gola të pësuara, mesfushë mjaft stabile dhe sulm të frikshëm”, shtoi Ardi.

Oferta nga Superliga: Tutje 21 vjeçari shtoi se pas performancave të tij të mira te skuadra e FC Keku, ka shtyer drejtuesit e skuadrave nga Superliga, të shprehin interesim për shërbimet e tij. “Kam oferta të ndryshme nga skuadra të Superligës, por do të vazhdojë tashmë me Keku, edhe këtë ndeshjen e Kupës ndaj Lirisë së Prizrenit, pastaj do të ulem të bisedojë me drejtuesit e Kekut dhe të marr vendimin më të mirë për të ardhmen time”, përfundoi Hoti.

Artikulli paraprakNdoshta te Chelsea gjatë janarit
Artikulli tjetërKrahasimi i renditjeve: Juve më mirë se vitin e kaluar, Interi i Spaletit rritje rekord