Barcelona pati punë për të fituar në Mestalla ndaj Valencias, por në fund ia doli t’i merrte të trija pikët edhe pse në mënyrë kontraverse. Por, rezultati final para ndeshjes nuk dihej dhe në planë të parë ishte sulmuesi i harruar tashmë Paco Alcacer, i cili kaloi gjatë verës pikërisht te Barcelona nga Valencia.
Ai nuk u prit aspak mirë nga tifozët vendas, të cilët edhe e qëlluan në fytyrë në momentin kur shkonte për tu ulur në stol.