Pas dhjetra ditësh Dries Mertens dhe Napoli do të ulen në tavolinë për të nënshkruar kontratën e re deri në vitin 2021, dhe pagë vjetore prej 2.5 milionë më shumë dhe bonuese. Aktualisht Mertens është njëri ndër futbollistët më të mirë te Napoli dhe ndër më të mirë në Evropë, andaj presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis po mendon që ta blindoj, kurse po flitet se klauzola e tij do të jetë vetëm për jashtë ngase në Itali nuk do të shitej për asnjë çmim nëse do të ketë ofertë për të.