Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i merkatos dimërore, klubi francez Paris Saint-Fermain arrin të shtojë një tjetër gur të çmuar në kurorën e yjeve në ekip.
Formacioni parizien, që prej vitesh bëhet protagonist në treg falë milionave të sheikut Mansur, ka bindur talentin gjerman, Julian Draxler që të transferohet në kampionatin francez në ditët e para të janarit, ku do të nënshkruajë kontratë për 4 vjet e gjysmë.