Gjiganti italian Milan, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin fantastik të skuadrës gjetmane Schalke, Sead Kolasinac.

Sipas mediave italiane, Kolasinac ka rënë dakord për një marrëveshje 4-vjeçare me vlerë prej 2milion euro plus bonuset në vit, ndërsa thuhet se marrëveshjen e kanë finalizuar Fassone dhe Mirabelli. Marrëveshja duhet të nënshkruhet pas mbylljes së marrëveshjes me pronarët e rinj kinez, ku gjithçka është paraparë të mbyllet me 5 prill.

Kolasinac ishte i kërkuar edhe nga klubet e mëdha evropiane, si ato italiane Juventus dhe Inter dhe ato angleze Tottenham dhe Manchester United.

Artikulli paraprakEkskluzive/Ardian Kozniku: Jam gati për Kosovën pa asnjë rezervë! Superliga dhe Evropa janë mbushur me talentë…
Artikulli tjetërZhvillime të reja për shitjen e Milanit