E ardhmja e Liridon Latifit është drejt zyrtarizimit. Talenti i Skënderbeut do të largohet nga korçarët në fund të sezonit për të vijuar karrierën e tij në një ekip më të madh dhe në një kampionat më të fortë europian.
Sipas asaj që shkruan SuperSport, Latifi është një hap larg kalimit te skuadra e Gent në Belgjikë.
Liridon Latifi do të kalojë te ekipi belg për shifrat e 1.2 milionë eurove. Kjo do të jetë edhe shitja më e shtrenjtë në historinë e Kategorisë Superiore duke thyer atë të sulmuesit Nigerian.
Ky operacion pritet të kryhet sapo të hapet merkato verore, dhe Latifi do të largohet menjëherë drejt skuadrës belge për të bërë hapin e madh në karrierë./Korneri.net