Bordi drejtues i Realit të Madridit, kërkon t’i ofrojnë sulmuesit francez, Karim Benzema, zgjatje të kontratës së tij aktuale deri në vitin 2022.
Mediat spanjolle njoftojnë se kontrata e Benzema skadon në verën e vitit 2019.
29-vjeçari fiton aktualisht tetë milionë euro në sezon pas kontratës së tij që firmosi me madrilenët në vitin 2014.
Për Benzema-n, ky është sezoni i tij i tetë si pjesë e Realit të Madridit, ku ka shënuar 173 gola në 344 ndeshje të zhvilluara.