Në dyvjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, është bërë përurimi i bucetës fituese të shtatores së tij, që do të vendoset në Prishtinë, shkruan “Zeri.info”.

Në përurim kanë marrë pjesë figura të rëndësishme të politikës, duke filluar nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi e krerë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Është një moment i veçantë sot për neve që jemi rritur me futbollin e Fadil Vokrrit. Ia kemi borxh familjes së tij. Fadili pa dyshim mbetet legjendë për brezat që vijnë. Ne do të bëjmë sot zbulimin e maketës së shtatores së tij. Suksese të gjithëve!”, ka thënë në fjalimin e tij kryeministri Avdullah Hoti, shkruan “Zeri.info”.

Fadil Vokrri ndërroi jetë pas një sulmi kardiak. Ai ishte president i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Zeri.info

Artikulli paraprakDybala flet mirë për Barcelonën, sinjale që çojnë në dyshime se ai mund…
Artikulli tjetërVendimi i fundit i Sergio Ramos