Sipas “L’Equipe”, Leonardo raportoi vendimin për të mos ia zgjatur kontratën mbrojtësit brazilian.
Pas 8 vitesh aventura e Thiago Silva në PSG ka marrë fund. Drejtori parisien, Leonardo, sipas të përditshmes së famshme , e ka ftuar brazilianin 35-vjeçar për t’ia konfirmuar lajmin se klubi nuk e ka ndërmend t’ia agjat kontratën e cila i skadon këtë verë apo më saktë me 30 qershor, përcjell Korneri.net
Në këtë pikë qendërmbrojtësi (dikurr më i miri në botë), do të duhet të gjejë një akomodim tjetër dhe admiruesit nuk mungojnë. Në gjurmët e tij janë ish-klubi i tij që e bëri të njohur Milan, që e solli atë në Evropë në dhjetor 2008 dhe Everton që drejtohet nga Carlo Ancelotti.

Thiago Silva brenda disa javësh do të jetë lojtar i lirë dhe transferimi i tij është me paramtër zero. Ende nuk është e qartë nëse kontrata do të rinovohet deri në fund të gushtit, për ta lejuar atë të përfundojë Ligën e Kampionëve, apo ai do të lihet i lirë në fund të muajit. Dy ekipe e futën atë në shënjestër, por me Milanin që me dëshirë do ta kthente atë në Milanello dhe t’i plotësohej dëshira edhe futbollistit që e ka klubin Italian në zemër, mirëpo problem i vetëm qëndron në politikën e Ralf Rangnick (trajnerin e ardhshëm me shumë gjasë të rossonerëve), i cili nuk preferon lojtarë në moshë sikurse edhe Elliott, kurse Everton nuk e ka këtë problem pasi aty Ancelotti është ai që vendos gjithçka. /Korneri.net