Milan Skriniar është një nga synimet e para të Paris Saint-Germain për të zëvendësuar Thiago Silva.

Ish-kapiteni i PSG, e përfundoi kontratën e tij dhe do të vazhdojë karrierën te Chelsea, andaj  siç raportohet nga ‘Tuttosport’, Interi nuk e mbyll shitjen e mbrojtësit sllovak nëse kërkesa e tyre nuk shkon në shifrat e kërkuara, përcjell Korneri.net

Inter ka diskutuar disa herë me zyrtarët e lartë të PSG, me theks të veçantë me brazilianin Leonardo, dhe i ka bërë me dije se mbrojtësi Skriniar mund të largohet vetëm atëherë nëse PSG është i gatshëm t’i shpenzojë apo t’i ketë 50 milione euro. Kjo shifër fillimisht duket e lartë, mirëpo parisienët kanë të bëjnë me një mbrojtës shumë cilësor, që çuditërisht nuk po i pëlqen trajnerit Antonio Conte, që edicionin e kaluar pak ka llogaritë në lojtarin. /Korneri.net

Artikulli paraprakTer Stegen: “Do të doja ta kisha Alcantaran te Barcelona”
Artikulli tjetërSerie A: Kalendari komplet deri në xhiron e 18-të