PSG kërkon 80 milionë euro në janar për t’u përshtatur me kërkesat e Fair Play Financiar të UEFA-s dhe për të evituar që yjet të cilët ka blerë së fundmi, të ndjekin si spektatorë ndeshjet e Ligës së Kampioneve, apo në rastin më të keq, përjashtimin nga ky kompeticion.

Klubi francez është takuar gjatë muajit tetor me zyrtare të UEFA-s të cilët kanë shpejguar se nëse PSG nuk arrin të sigurojë sa më shpejt këtë shumë, nuk do të mund të justifikoje kurrsesi shpenzimin e çmendur për të blerë Nejmar nga Barcelona apo edhe Mbape, për të cilin do t’i paguajë Monakos 180 milionë euro në fund të sezonit.

PSG ka nxjerrë në shitje pjesën më të madhe të skuadrës, por shpresat më të mëdha për të siguruar shuma të larta janë ato nga shitja e mundshme e Angel Di Marisa dhe Lukas Mouras. Parisienët kanë kontaktuar klube të ndryshme angleze, pasi ata po qarkullojnë shuma të mëdha, por të dy lojtarët nuk duket se tërhiqen nga ofertat që u kanë ardhur deri tani. Mediat franceze raportojnë se klubi është gati të bëjë “ulje” për lojtarët e tjerë, pasi do të kursejë me shitjen e tyre qoftë edhe nga rrogat e larta që nuk do të paguajë më.

Artikulli paraprakManchester United ishte “tersi” i David Moyes, kontrata 6-vjeçare e shndrroi në “bredhacak”….
Artikulli tjetërShpallet lista e Kosovës me dy emra të rinj