PSG fiton për herë të 11-të në histori titullin kampion në Francë. Skuadra pariziene e siguroi matematikisht vendin e parë një javë para fundit falë barazimit 1-1 në fushën e Strasburgut. Rezultat ky që, në fakt, i vlejti edhe skuadrës vendëse, së cilës i mjaftonte një pikë për të siguruar qëndrimin në Ligue 1.

Lionel Messi zhbllokon sfidën mes Strasburgut dhe PSG-së në kuadër të javës së parafundit të Ligue 1.

Në minutë ne 59-të, Kylian Mbappe, pasi mori një pasim të gjatë nga mesfusha, shërbeu për Messin në qendër të zonës, me argjentinasin që nuk e fali mundësinë që iu dha, 0-1.

Kundërpërgjigjja e Strasburgut nuk vonoi shumë. Në minutën e 79-të Gameiro barazoi rezultatin në 1-1.

Ky rezultat gëzoi të dyja skuadrat, Parisin që siguroi matematikisht titullin dhe Strasburgun që shmangu rënien.

Artikulli paraprakÇfarë vendimi të madh mori Bayern Munchen pas titullit
Artikulli tjetërInter mposhti Atalantan në super ndeshjen e luajtur dhe siguroi Ligën e Kampionëve