PSG ka filluar negociatat me Neymar rreth nënshkrimit të një kontrate të re afatgjate.
Sipas asaj që shkruan Telefoot, shitja e Neymar nuk është aspak një mundësi për parisienët dhe nuk vjen në shprehje për asnjë çmim, por vetëm të gjendet një opcion më i mirë për të gjitha palët, përcjell Korneri net.
Kampionët francezë kanë hedhur hapin e parë dhe shpresojnë të jenë në gjendje të lidhin brazilianin me një kontratë të re në javët e ardhshme dhe ata duan të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Kylian Mbappe, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme. Krejt këto ndryshime në klub erdhën pas emërimit të Mauricio Pochettinos trajner i PSG-s. /Korneri.net