Paris SG që pësoi humbje xhiron e kaluar nga Nice, këtë herë shënoi fitore në shtëpi 5:0 ndaj Bastia dhe për momentin ka pikë të barabarta me Monacos që luan më vonë ndeshjen e vet.
Parisienët ishin larg më të mirë në mungesë të disa lojtarëve startues të cilët ishin ndëshkuar me kartonë të kuq, por edhe në mungesë të tyre nuk hasën në vështirësi.
Golat në këtë duel i shënuan, Lucas Moura, Marco Verratti, dy herë Edinson Cavani që e huqi edhe nje penallti dhe Giovani Lo Celso. /Korneri.net

Artikulli paraprakFeronikeli deklasoi Besën, Drenica lehtë ndaj Hajvalisë
Artikulli tjetërMontella i thotë “JO” Donnarummës