Lionel Messi pritet të bëjë paraqitjen e tij të parë në Champions me fanellën e PSG-së sot kundër Klub Brugge. Deri tani, sulmuesi argjentinas ka luajtur vetëm 24 minuta me klubin e ri dhe ato si zëvendësues në fitoren 4-0 ndaj Reims përpara pushimit të kombëtareve.

Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë titullar, por trajneri Maurizio Pocettino nuk e përjashtoi në konferencë se trioja e mrekullive Mbappè-Neymar-Messi të jetë në fushë në një moment të ndeshjes.

Cila do të jetë skuadra që do ta rreshtoni kundër Brugge? A do të jeni ju skuadra për t’u mundur këtë sezon në Champions?

Nuk e kam vendosur ende. Ka disa pasiguri nga ndeshja e fundit dhe do ta shohim në fund të stërvitjes. Duke parë emrat në skuadër është e vërtetë që ne mund të jemi skuadra për t’u mundur. Por Chelsea është kampioni në fuqi dhe ata kanë investuar shumë këtë verë në merkato, gjithashtu. Ata do të jenë skuadra për t’u mundur.

A ndodheni në situatën më të vështirë të karrierës suaj, për shkak të luksit të zgjedhjeve?

Nuk mendoj se është më e vështira, përkundrazi. Në klubet e ndryshme ku kam punuar, nuk kam pasur kaq opsione. Te PSG kemi 35 lojtarë, gjë që na jep mundësinë për të zgjedhur dhe vendimet janë gjithnjë sportive dhe jo të diktuara nga parametra të tjera.

A do të luajnë Messi, Neymar dhe Mbappè të tre së bashku në një moment të ndeshjes?

(Qesh) Ndoshta, po. Është e mundur.

Navas apo Donnarumma, kush do të jetë portieri titullar i PSG-së?

Do ta vendos pas ndeshjes. E vërteta është se kam dy portierë të shkëlqyer çka shton konkurrencën dhe rrit nivelin. Në çdo ndeshje do të jetë vendim i imi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here