Milani, i pafuqishëm përballë PSG-së. Kuqezinjtë u mposhtën 3-0 në “Parc des Princes” në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe dhe renditen të fundit me vetëm dy pikë, që do të thotë se janë skuadra me më pak shanse për t’u kualifikuar.

Kylian Mbappe, Kolo Muani dhe Lee Kang-In e detyruan portierin Maignan ta nxirrte tri herë topin nga rrjeta.
Fitore shumë e rëndësishme e Borussias së Dortmundit 0-1 në fushën e Newcastle, ku vendosi goli i Nmecha.

City merr tri pikët e radhës në fushën e Young Boys, ku fitoi 1-3, ndërsa Leipzigu mposhti 3-1 Crvena Zvezdan.
Celtic barazoi 2-2 me Atleticon e Madridit, kurse Antwerpi i Arbnor Mujës u mposht thellë 1-4 nga Porto.