Mediat angleze raportojnë se do të jetë pikërisht Jose Mourinho trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germainit, duke filluar që nga vera e 2018-ës.

Portugezi duket se është përzgjedhur nga sheikët e klubit, për të drejtuar PSG-në drejt sukseseve, pas një merkatoje vërtetë të suksesshme.
Mourinho shkoi të United verën e kaluar dhe ka një kontratë që e lidh me ‘djajtë e kuq’ deri në verën e 2019-ës, por drejtuesit e PSG-së janë të gatshëm të paguajnë rreth 30 milionë euro, për prishjen e kontratës.
Sipas mediave angleze, është pikërisht kjo arsyeja, që Mourinho ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchesterin, pasi portugezi mbetet në pritje të një akordi për transferimin te klubi francez.

/Top Channel

Artikulli paraprakTavecchio bëhet gati të dorëhiqet
Artikulli tjetërSampdoria mposhti Juventusin që u zgjua vonë