Theo Hernandez mund të transferohet në Francë. Paris Saint Germain ka shfaqur interesin për mbrojtësin e kuqezinjve, por lajme të reja vijnë sot nga Italia. Calciomercato.it raporton se dëshira e vetë 22-vjeçarit është të qëndrojë në Milano.
Në 25 ndeshje që është aktivizuar, ka arritur të realizojë 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste. Klubi italian e bleu nga Real Madrid për shifrën e 20 milionë eurove dhe tanimë mund të quhet padyshim një bast i fituar nga drejtuesit e klubit.