Paris Saint Germain rikthehet të interesohet për Alex Sandro të Juventusit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga bardhezinjtë.

Objektivi i francezëve është t’ia shkëpusin mbrojtësin italianëve për një shumë më të madhe se 60 milionë euro.

Në Paris, 26-vjeçari do të rigjente Dani Alves, por konkurrenca për kartonin e tij është e madhe, pasi edhe Manchester United interesohet për kartonin e brazilianit.

Largimi i futbollistit nuk parashikohet gjatë kësaj merkatoje, por në verë do të jetë një “luftë” e vërtetë mes anglezëve dhe francezëve.

Artikulli paraprakTri ditë nga mbyllja e afatit kalimtar, këto janë të gjitha lëvizjet e skuadrave të Vala Superligës
Artikulli tjetërKosova me stadiumin e dytë kombëtar