Klubi i pasur francez Paris SG po përgatitë një tjetër verë të nzehtë dhe të fuqishme sa i përket transferimeve.
Si lajm i parë është mbrojtësi portugez Pepe që nuk do të shkoj te Inter siç ishte thënë më herët, por pikërisht në PSG, dhe kjo punë tashmë është e kryer, shkruan Korneri.net.

Por, me kaq nuk përfundon ai që derdh para në klub, Nasser Al Khelaifi. Plani i tij është të transferoj nga Real Madridi edhe James Rodriguez, kurse nga Monaco supersulmuesin Kylian Mbappe. Tashmë zyrtarët e PSG janë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e famshëm Jorge Menez për të diskutuar për këto dy goditje të mëdha. /Korneri.net

 

Artikulli paraprakJa vendimi përfundimtar për të ardhmën nga Isco
Artikulli tjetër“Ballisti” reagon ashpër pas humbjes së djeshme të Shqipërisë