Ndeshje për gurmanët e futbollit.

Bayern Munich humbi në shtëpi nga Paris SG me rezultat 2-3, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Korneri.net

Ndeshja ishte spektakolare, me pesë gola, por me bavarezët që patën më shumë nga loja dhe rastet, mirëpo futbolli është i tillë, PSG nga katër gjuajtje në portë i shënoi tre gola.

Kylian Mbappè ishte lojtari i ndeshjes, sepse shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e shënoi mbrojtësi brazilian Marquinhos, ndërsa për bavarezët që arritën ga barazojnë rezultatin në një moment, realizuan Choupo Moting dhe Thomas Müller.

Ndeshja e kthimit do të jetë edhe më e fortë se kjo sonte. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here