Paris SG ka kaluar në finale të Kupës së Francës pas fitores 5:0 ndaj liderit aktualu në Ligue1 Monacos, por mysafirët në këtë ndeshje luajtën me skuadër të tretë pasi në mesjavën e ardhshme e laujnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Gjithçka ishte e lehtë për parisienët të cilët shënon sa herë donin dhe kështu e nisi gjermani Julian Draxler. Pas tij rendin për të shënuar e kishte Edinson Cavani.
Safwan Mbae realizoi autogol me të nis pjesa e dytë, ndërsa vazhduan Blaise Matuidi dhe Marquinhos që shënoi pa një kohe të gjatë.
Në finale PSG takohet me Angers që e eliminoi Guingamp.

Artikulli paraprakTetë gola edhe në Riazor
Artikulli tjetërBoston dhe Washington një fitore larg kualifikimit