Paris SG vazhdon me formën e  mirë edhe në kampionat.

Pas triumfit në ndeshjen e parë çerkefinale të Ligës së Kampionëve ndaj kampionëve aktual, Bayern Munich, PSG mposhti në Ligue1 në udhëtim skuadrën Strasbourg me rezultat 1-4, për të vazhduar ta ndjek liderit Lille, shkruan Korneri.net

Kylian Mbappe, Pablo Sarabia, Moise Kean dhe Leandro Paredes, ishin golashënuesit e parisinerëve, ndërsa të vetmin gol për vendasit e shënoi Dion Sahi.

PSG për momentin është -3 nga Lille, kurse Strasbourg në pozitën e 14/të. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here