Pas një afati transferimi jo shumë aktiv në dalje (shitje) gjatë verës, drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, duhet të plotësojë arkat e klubit.

Sipas asaj që shkruan “L’Equipe”, qëllimi është që të grumbullohen të paktën 40 milionë euro gjatë tregut dimëror përmes shitjes së ‘tepricave’ me lojtarë që pritet të largohen: Julian Draxler, Idrissa Gueye, Ander Herrera, Thilo Kehrer dhe mbi të gjitha Leonardo Paredes që pëlqehet nga Inter, përcjell Korneri.net

Me ardhjen e Maurizio Pochettino në stol, PSG do të duhet të hedh vështrimin në ‘nxënësit’ e trajnerit argjentinas në Tottenham: Christian Eriksen dhe Dele Alli. /Korneri.net

Artikulli paraprakSulmuesit më të mirë deri tash në Serie A, Ibrahimovic në krye
Artikulli tjetërYlli i Bayern-it zbulon sekretin e tij: “Kam frikë kur godas topin me kokë”