Në ndeshjen e djeshme Barcelona-Athletic Bilbao, trajneri Luis Enrique la në stol sulmuesin Luis Suarez dhe zëvendësoi në minutën 64′ yllin Lionel Messi.

Këto dy vendime të tij janë muzikë për veshët e gazetarëve, gati për të ngritur hipoteza se çfarë po ndodh në shtëpinë katalanase. Lënia e Suarezit në stol mund të kuptohet, sepse rotacioni është një praktikë e njohur në futbollin modern, por Messi është Messi, një lojtar krejt ndryshe nga të tjerët dhe i nevojshëm për 90′ për efekt marketingu.

Kështu, i pyetur se pse “Pleshti” duhej larguar nga fusha, kur kishte shënuar një nga golat më të bukur në karrierë, Enrique befasoi plotësisht, sepse … nuk dha një përgjigje.

“Nuk do të komentoj”, iu drejtua tekniku gazetarëve.

“Ju gjithmonë doni një histori, por nuk dua që ta shkruani këtë. Nuk do t’ju jap informacione”, shtoi ai.

Enrique u përqendrua vetëm te gjërat e mira.

“Kjo është një ditë pozitive për ne. Na duhet gjithë skuadra dhe sot lojtarët treguan se janë të përgatitur“, theksoi 46-vjeçari.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-0 të katalanasve, me gola që u shënuar nga Alcacer Paco, Messi dhe Aleix Vidal.

Lexo edhe

Artikulli paraprakZyrtare: Borussia Dortmund bën ‘goditjen e bujshme’
Artikulli tjetërLive: Fenonikeli-Pelisteri 1:1 pjesa e parë