Kampionati spanjoll është rikthyer në fushë prej një jave dhe për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, ka ardhur koha për të bërë një bilanc të parë, ku nuk mund të mungonte një thumbim për Cristiano Ronaldon, i cili la Realin për Juventusin, në verën e vitit 2018.

“La Liga rinisi me ritmin e duhur. Ndoshta e di që mund të më kritikojnë nga Madridi, por më thoni, kush e ndjeu mungesën e Ronaldos?! Vërtet nuk luan më te Reali?!

E vërteta është që kampionati spanjoll e ka ende lojtarin më të mirë në botë në qarkullim, Leo Mesin. Ai është një ikonë dhe shpresoj e besoj se do ta mbyllë karrierën në Spanjë, te Barcelona. Vetëm nëse largohet Messi, La Ligës do t’i mungonte diçka”.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakDo We Need Greek Bride Since We’ve?
Artikulli tjetërBarazimi i askujtë, Man.United më i kënaqur