Duket e pabesueshme, por e vërtetë, Kevin Prince Boateng ka marrë një gjobë prej 2.000 euro pasi ka mbajt në dorë një fanellë të bardhë me një përkushtim për viktimat e tërmetit në Itali. Ish-lojtari i Milanos, pasi shënoi në ndeshjen fituar të Las Palmas kundër Granadës, ka ngritur lartë fanellën për t’iu bashkangjitur italianëve në fatkeqësinë që e përjetuan ditë më parë, e dihet shumë mirë se sa vite Boateng jetoj në këtë shtet.
Pavarësisht nga mirësia e mendimit dhe gjestit të lojtarit, ai do të gjobitet nga Federata e Futbollit Spanjoll në bazë të nenit 91 të Kodit Disiplinor.
Asnjë futbollistë gjatë festës së golit apo gjatë ndeshjes nuk guxon të mbaje mbishkrime të natyrave private dhe mbishkrime për ndonjë person tjetër fizik, apo edhe ky rast që i ndodhi lojtarit, pasi në rast se përsëritë gabimin aim und të dënohet edhe me 3.000 euro dhe paralajmërim të fundit para dënimevemë të rënda.