Nuk mund të mungonin edhe kësaj here notat e nacionalizmit në Beograd.

Pas dronit të famshëm që bëri xhiron e botës në ndeshjen e Kombëtares shqiptare të futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, dje mediat serbe kanë gjetur një tjetër arsye të pavend për të protestuar ndaj festës kuqezi.

E përditshmja vendëse “Kurir” e ka cilësuar si skandal momentin kur kampioni i ri i Europës në “Mbretëreshën e sporteve”, Izmir Smajlaj, festoi me shqiponjën me duar pas triumfit në arenën e Beogradit.

Në komentin e saj, “Kurir” shprehet se ndonëse publiku e duartrokiti, atleti shqiptar u përgjigj me “Shqiponjën”.

“Një tjetër skandal ndodhi sot në kampionatin europian në Beograd me përfaqësuesin shqiptar në kërcimin së gjati Izmir Smajilaj.

Ndonëse u përshëndet me duartrokitjet e publikut të Beogradit, ai u përgjigj me duart që simbolizojnë ‘shqiponjë dykrenore’ në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajilaj provokoi audiencën. Përgjatë konkurrimit, ai ka marrë mbështetje nga publiku”, ishte komenti i të përditshmes serbe “Kurir”.

Smajlaj fitoi medaljen e artë në kërcimin së gjati pas rezultatit rekord kombëtar 8.08 metra dhe tashmë fokusi i tij do të jetë Kampionati Botëror që zhvillohet në Londër në gusht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here