Seanca e fundit stërvitore e skuadrës italiane Lazio, nuk ka qenë edhe shumë e qetë edhe pse të pranishëm ishin të gjithë futbollistët përfshirë edhe kapiteni Lucas Biglia, shkruan Korneri.net.
Argjentinasi është në qendër të vëmendjes javëve të fundit për një kalim të tij të mundshëm te Milan, dhe dy herë i kishte refuzuar udhëtimet me pjesën tjetër të skuadrës.

Kjo ka bërë që tifozët “Ultras Lazio Nord” të protestojnë ashpër gjatë stërvitjeve. Ata kërkuan largimin e menjëhershëm të mesfushorit duke brohoritur kundër tij, ndërsa një nga kërkesat e tyre ishte “Ikë në Milano, t’i nuk je kapiten i denjë, në do ta paguajmë biletën”, u tha mes tjerash nga tifozët e tërbuar për dëshirën e Biglia për të vesh fanellën kuq e zi. /Korneri.net

Artikulli paraprakPunë e kryer: Lapadula bëhet me skuadër të re
Artikulli tjetërZekrija Ramadani nuk largohet, e vazhdoi kontratën