Pronari i ri i Milanit, Yonghong Li, thotë se ai do të kthejë gjigantin italian në maje të futbollit në botë.

Të enjten u kompletua blerja e 99 për qind të aksioneve nga kompania e kinezit, pas dy vjetësh negociata me Silvio Berlusconin.

Li ka falënderuar ish-pronarin Berlusconi për besimin në negociata.

“Falënderoj Berlusconin dhe Fininvestin për besimin e tyre dhe fansat në gjithë botën për durimin. Milani është klub i njohur në gjithë botën me histori të lavdishme”, ka deklaruar ai për “sports163”.

Milani është 18 herë fituesi i Series A, por nuk ka fituar titullin e më të mirit në Itali që nga viti 2011.

Artikulli paraprakPogba shpërthen kundër kritikave
Artikulli tjetërJa çfarë do të ndodh nga sezoni i ardhshëm në Seria A