Pozita e gjashtë në Serie A është i vetëm për Milanon, por edhe ky nuk do të jetë fare i lehtë.
Dy ndeshjet e ardhshme janë me rivalët direkt për atë pozicion, e sidomos ndeshja e sotme përballë Atalantas në Bergamo, dhe në rast të humbjes eventuale, kundër Fiorentinë s mund të jetë vetëm ndeshje formale, përcjell Korneri.net
E ardhmja e Gebbaro Gattusos është në pikëpyetje pavarësisht se e vazhdoi kontratën deri më 2021, pasi në rast se nuk e siguron Evropën, me shumë gjasa do të shkarkohet, e këtë mund ta kuptojmë pas dy javësh.
Edhe pse janë investuar më shumë se 200 milionë euro gjatë verës së kaluar, megjithatë rezultatet nuk ishin ato që priteshin, ndërsa tash zyrtarët e klubit e kanë kuptuar se projekti i ri duhet të jetë më serioz dhe më i mençur sepse i kanë kuptuar gabimet.
Nëse Massimiliano Mirabelli është afër largimit, po flitet shumë se vendin e tij do ta zë Cristiano Giuntoli i Napolit, apo më saktë miku më i mirë i Maurizio Sarrit.
Nëse ai do të bëhej drejtor sportiv, Sarri do të mund të drejtonte Milanon e pas tij do të mund të vinin edhe lojtarët si Elseid Hysaj, njëri apo ndoshta mbrojtësi më i mirë i djjathtë në Itali si dhe Mateo Politano i kërkuar edhe jashtë kampionatin italian.
Me Sarrin në stolin e rosonerëve, shumëçka do të ndryshonte vitin tjetër. /Korneri.net