Të dielën në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, do të zhvillohet ndeshja e fundit e edicionit 2016/17 në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni më i freskët Trepça ’89 që e fitoj për herë të parë titullin në histori të klubit, ka përgatiotur një program të pasur para në pauzë dhe pas ndeshjes së fundit kundër ish-kampionit Feronikelit, shkruan Korneri.net.

Në këtë program do të ketë muzikë të llojeve të ndryshme, ndërsa bileta për të parë kampionët e më pas edhe të argëtohen me muzikë, tifozët mitrovicas do ta kenë vetëm 1 euro, ndërsa për femra hyrja do të jetë falas. /Korneri.net.

Artikulli paraprakFantastike: Kosova U-17 e mbyll me “poker” turneun ndërkombëtar!
Artikulli tjetërZyrtare: Mandzukic vazhdoi kontratën