Shqiptari që luan për Gjermaninë, Shkodran Mustafi duket se do të jetë lëvizja e dytë e madhe e klubit e kësaj vere. “Topçinjtë” janë në bisedime dhe marrëveshja është thuajse e mbyllur me Valencian. Dhe ndërsa klubet janë duke diskutuar mbylljen përfundimtare të kontratës mediat kanë bërë menjeherë një profil të shqiptarit.

Stili i tij është i ngjashëm me Koscielny

ESPN shkruan se Mustafi nuk është një qendërmbrojtës tipik, por është nga ata që e shohin me kujdes lojën dhe e lexojnë mirë atë duke e bërë që të jetë i pranishëm në çdo anë të fushës duke marrë atë që i duhet nga kundërshtari. Në këtë pikë ai është i ngjashëm me Laurent Koscielny. Ajo që i nevojitet Arssenal është një lojtar i mirë në lojën në ajër që i ka munguar gjatë këtij sezoni në mbrojtje dhe që Mustafi e bën në mënyrë mjaft të mirë.

Ai është një fitues i Kupës së Botës

24-vjeç, Mustafi ka një eksperiencë të mirë në futboll. Në krah të Mesut Ozil dhe Per Mertesacker, ai ndihmoi Gjermaninë të fitonte Kupën e Botës në 2014-ën pasi u morr në skuadër si zëvendësim i minutave të fundit. Edhe pse kishte zhvilluar vetëm një takim përpara turneut. Ka shënuar edhe një gol kundër Ukrainës në Euro 2016.

Është i rrezikshëm në zonë

Me gjatësinë e tij ai është një rreik në zonën e kundërshtarëve. Ka shënuar 6 gola në dy sezonet e fundit me Valencia. Ai shënoi edhe në Euro 206 pas një krosimi të Toni Kroos me një goditje me kokë. Me një Mesut Ozil që furnizon pa fund me topa sulmin e Arsenal ai mund të bëjë më shumë në Londër.

Ka eksperiencë me jetën në Angli

Të mësohesh të jetosh sipas stilit anglez nuk është dhe aq e lehtë, por Mustafi nuk do ta ketë të vështrië pasi ka jetuar plot 3 vjet në këtë vend. Mbrojtësi iu bashkua Everton në 2009-ën madje ka bërë edhe shfaqjen e tij në Europa League me këtë ekip. Më pas iu bashkua Sampdorias në 2012-ën. Anglishtja nuk është problem për të.

Ka prejardhje shqiptare

Mustafi nuk diket të ketë shumë ngjashmëri me shqiptarin tjetër të Arsenal të ardhur këtë verë në Londër të Arsenal, Granit Xhaka. Mustafi ka lindur në Bad Hersfeld, në qendër të Gjermanisë nga prindër shqiptarë dhe ka thënë para kupës së botës 2014 se ndihej më shumë i lidhur me vendin e origjinës.

“Ka qenë gjithmonë shqipja e folur në shtëpinë tonë dhe hanim gjithmonë ushqime sipas traditës shqiptare. Ndihem më shuam shqiptar se gjerman edhe pse kam lindur këtu, por nuk ka qenë asnjëherë në dyshim që unë mund të luaja për Shqipërinë” – tha ai për TV gjerman Sport1, përcjell “L.A”.

E njëjata gjë edhe për Xhakën që vjen nga prindër shiptarë të lindur në Zvicër. Ai ka përfaqësuar Zvicrën në “Euro 2016” ndërsa vëllai i tij Taulanti luajti për Shqipërinë.

Artikulli paraprakFat i keq për Ansaldi, shtyhet prezantimi për shkak të…
Artikulli tjetërErdogan urdhër-arrest për ish-sulmuesin me prejardhje nga Prishtina