Real Madrid shënoi fitore 2-0 në ndeshjen e fundit kampionale kundër Osasunas të Shtunën dhe mbeti në garë për titullin Spanjoll.

Mbretërit  luajnë në Londër të Mërkurën ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelsea. Kujtojmë, ndeshja e parë në Madrid përfundoi 1:1, shkruan Korneri.net

Te Reali shpresojnë të jenë në gjendje të mbrojnë titullin e tyre në Primera dhe të shkojnë deri në fund në Ligën e Kampionëve, por Zinedine Zidane ka probleme të jashtëzakonshme këtë sezon me lëndime dhe mungesa nga lojtarët kryesorë.

I fundit në një seri problemesh është ai me Raphael Varane i cili u lëndua dhe sigurisht nuk do të performojë të Mërkurën në Londër.

“Pas testeve të kryera sot në Raphael Varane nga mjekët e Real Madridit, lojtari u diagnostikua me një lëndim në muskulin e djathtë të aduktorit,” njoftoi klubi madrilien në faqen e tij zyrtare. Vlerësimet e para janë se francezi nuk do të jetë aty për të paktën dhjetë ditë.

Lëndimi i Varane është i 58-ti që goditi lojtarët e Realit këtë sezon dhe asnjë klub nga afër nuk ka aq shumë probleme sa mbretërit. Akoma, lajmi i mirë për Realin dhe Zidane është riaftësimi i Sergio Ramos dhe Ferlan Mendy, të cilët do të jenë në skuadër ndaj Chelsea, ndërsa së bashku me Varane nuk do të jenë Dani Carvajal dhe Lucas Vazquez. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here