Vijojnë të kene probleme tifozët e Shkëndijës në udhëtimin e tyre drejt Çekisë. Ballistët kanë hasur vështirësi për të kaluar në kufirin hungarez dhe i është dashur të qëndrojnë disa orë në pritje për të marrë ok-in e policisë. Ballistët po vijojnë tani udhëtimin e tyre drejt stadiumit të Mlladës ku do të përkrahin skuadrën e tyre në një tjetër mbrëmje historike ku do të tentohet kualifikimi për në fazën e Playoffit në Europa League.