Humbja e turpshme nga Barcelona 6:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ka ndikuar shumë negativisht tek të gjithë tifozët e skuadrës franceze PSG.
Lojtarët që u poshtëruan në Camp Nou e kishin më së vështiri pasi ata nuk u pritën aspak mirë në kryeqetetin francez Paris.
Disa dhjetra tifozë të klubit dolën për t’i pritur siç është më së keqi futbollistët, e këta të fundit nga mllefi i madh nuk duronin shumë sa që mesfushori Thiago Motta e kishte qëlluar me makinën e tij një tifoz.
Edhe pse policia ishte në vendin e ngjarjes, lojtarët e PSG e kishin shumë të vështirë të largoheshin drejtë shtëpive të tyre nga turma e tifozëve të cilët nuk lanë fjalë të keqe pa u thënë futbollistëve.