Përkundër eliminimit nga Kupa e Kosovës, trajneri i Flamurtarit, Gajur Rexhepi u nda i kënaqur me performancën e skuadrës së tij. Trajneri nga Maqedonia, pohoi se skuadra nuk mundi të tregoi diçka më tepër pasi në përbërje po luan me 3-4 lojtarë junior.

“Shikoni unë po luajë me 3-4 lojtarë junior dhe jam i kënaqur me paraqitjen e tyre. Dy lojë i kam zhvilluar kundër Prishtinës, për pikë dhe sot për kupë kam pasur rast edhe me mposht, mirëpo po na mungon fati. I falenderoj lojtarët për atë se çka dhanë në fushë. Prishtina, ka lojtarë të mirë dhe është e fortë si skuadër, ndërkohë unë po luajë me junior dhe jam shumë i kënaqur.”, ka thënë Rexhepi.

Rexhepi beson se Flamurtari ka mundur edhe më tepër, sikurse mos të kishte probleme sidomos pezullimit të fushës. Ai për Supersport Kosova, zbuloi se do të bisedojë me drejtuesit e Flamurtarit, para se të marr vendim për të ardhmen e tij në klub.

Artikulli paraprakDrita u kualifikua në raundin tjetër, Bekim Isufi bafasoi me këtë deklaratë për lojën e Feronikelit
Artikulli tjetërRamadani “godet” fuqishëm lojtarët e Feronikelit pas eliminimit nga Digitalb Kupa e Kosovës