Në një atmosferë fantastike ku të pranishëm në stadiumin “Riza Lushta” ishin mbledhur më shumë se 2500 shikues, skuadra m,ë e madhe në vendin tonë Prishtina, shënoi fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ndaj kampionit aktual Trepçës ’89 me rezultat 0:2, duke treguar seriozitet dhe luftë për titull të kampionit, shkruan Korneri.net.

Më në fund pamë Prishtinë e vërtetë me lojë shumë të mençur, pasi lejoi vendasve topin dhe me kundërsulme të shpejta dënoi dy herë Trepçën ’89 dhe portierin Bledar Hajdini, i cili pati edhe disa intervenime tjera të shkëlqyera duke e shpëtuar skuadrën e tij nga disfata edhe më e thellë.

Të dy golat për kaltër e bardhët i shënoi Ahmet Jonuzi, i cili më në fund zgjohet nga “agjërimi”, dhe gëzoi pa masë tifozët e Prishtinës dhe trajnerin Mirel Josa, që pas ndeshjes deklaroi se më në fund e pa Prishtinën e vërtetë ashtu siç ai e paramendon./Korneri.net

Artikulli paraprakVëllaznimi e ndali edhe Dritën
Artikulli tjetërBesa i kthehet fitoreve, debutim i keq për Bylbyl Sokolin