Kanë nisur risitë tek Sigal Prishtina, para fillimit të sezonit të ri. “Bardhekaltrit” e kanë prezantuar trajnerin e ri, Petar Mijoviç.

Ish-trajneri i Bashkimit ka premtuar se do ta japë më të mirën për klubin më të madh në Kosovë, duke u munduar t’i përsërisë sukseset e viteve të fundit të kryeqytetasve.

Ai pret nga klubi që t’i sjell përforcime në ditët në vijim, për t’i zëvendësuar largimet që ndodhën me të përfunduar sezoni.

Drejtori Luan Maloku i ka uruar mirëseardhje trajnerit të ri, me të cilin beson se prishtinasit do ta kenë një sezon të suksesshëm, ndërkohë që ka paralajmëruar përforcime në ditët në vijim.

Gjithashtu, ai është ankuar se shteti i Kosovës nuk po bën asgjë që ta ndërtojë një palestër të re për klubin më të trofeshëm kosovar. /Zëri/

Artikulli paraprakRoma po formon superskuadër! Ja kë kërkon tani…
Artikulli tjetër‘Merita historike’, UEFA ndryshon rregullat për Ligën e Kampionëve