Sigal Prishtina e ka mbyllur me humbje edicion e saj më të dobët në Balkan League. Kampioni aktual i kësaj lige është mposhur në Gjevgjeli nga Kozuv me rezultat 73:65, për të mbyllur qysh në fazën e parë rrugëtimin drejt mbrojtjës së titullit.

Prishtina e nisi jashtezakonisht keq takimin në dy çereket e para, kur i lejoi ku dërshtarit të shkëputet në rezultat 43:24.

Sjuadra jonë ishte më e mirë gjatë pjesës së dytë, por asesi mjaftueshëm të tregoi atë se çka është pritur, me ç’rast humbja në fund me rezultat 73:65, ishte e pa evitueshme.

Drilon Hajrizi e Nenad Delic, ishin më të suksesshmit te Prishtina, me nga 16 pikë secili, teksa te vendasit u dallua Mijovic me 26 pikë.

Kështu Prishtina e mbyllë edicionin në Balkan League, me 3 fitore e 7 humbje ndërkohë mbetet në luftë në Kupën e Kosovës dhe kampionat, ku tani me të gjitha forcat do të përqendrohet në garant vendore.

Artikulli paraprakKonfirmohet lajmi/ Nesër Barcelona dhe Ronaldinho bashkohen sërish
Artikulli tjetërEdhe Bashkimi përshëndetet nga Balkan League