Ashtu siç edhe është pritur Prishtina ka kaluar në finale të Digitalb Kupës, pasi edhe në fraksionin e dytë ndaj Drenicës, ka shënuar fitore të lehtë në “Bajram Aliu” me rezultat 2:3.

Skuadra në formë e Dallkut shpejt mbylli takimin me dy gola në pjesën e parë me anë të Abazit nga gjuajtja e lirë dhe penalltinë e Krasniqit. Prishtina fitoi tjetër penallti në fillim të pjesës së dytë të cilën e konkretizoi në gol qendërmbrojtësi Bekteshi i cili fundosi përfundimisht Drenicën. “Kuqezinjët”, megjithatë arritën të ngushtojnë epërsinë me golat e Mulecit dhe krejt në fund për rezultatin final me atë të Kerim.

Prishtina në finale takohet me Ballkanin. /Korneri.net

Artikulli paraprakStandards For Trouble-Free affordablepapers com expertpaperwriter Advice
Artikulli tjetërIsmet Munishi uron të gjithë për finalen e parë në histori të klubit