Barazimin e liderit Drita, nuk e shfrytëzoi përcjellësja e vetme Prishtina, që nuk morri më shumë se një barazim pa gola 0-0, në “Rexhep Rexhepi”, ndaj Feronikelit, në Drenas.
Të dy skuadrat ishin të kujdeshme gjatë 90 minutave andaj si pasojë e kësaj edhe rastet për gol ishin të varfëra. Kjo nuk i konvenoi shumë Prishtinës që pas 90 minutave nuk arriti ti afrohet me pikë Dritës edhe pse kampionati mbetet i hapur deri në fund.
Drita mbanë epitetin e liderit me 60 pikë, kurse skuadra e Josës ka 3 më pak dhe do të kërkojë kreun në ndeshjen e ardhshme.