Sigal Prishtina nuk ka arritur të kalojë gupin në Fiba Eurocup,. “Bardhekaltërit”, janë mposhtur bindshëm në shtëpi me rezultat 66-84, duke mos arritur të shfrytëzojë humbjen e Belfius nga Khimik për të kaluar tutje.

Skuadra turke ishte larg më e mirë se Prishtina, që ishte e hendikepuar pa Dardan Berishën e Drilon Hajrizin, të cilët u larguan nga skuadra.

Fitorja e Demir Insaat, nuk u vu në pikëpytje asnjëherë gjatë gjithë takimit, andaj humbja me këtë rezultat është pasqyrë reale.

Te Prishtina lojtari më efikas ishte Lawrence me 18 pikë, kurse amerikani Maxim Esho kontriboi me 15 sosh.

Në anën tjetër te Demir, Wright shënoi 17 pikë, teksa ndihmes të madhe pati edhe Kairys 16 të tjera.

Artikulli paraprakDebuton në Europë në një ndeshje pa vlerë, por Gatusso befason me deklaratën e tij
Artikulli tjetërRonaldo theu tjetër rekord sonte ndaj Dortmund