Prishtina po e ndjek Dritën dhe titullin e kampionit, të parin pas katër viteve.
Kaltër e bardhët të mërkurën udhëtojnë në Drenas te Feronikeli që nuk po kalon formë të mirë kohëve të fundit, dhe në asnjë mënyrë nuk guxon të gaboj sepse mund të përfundoj në zonën e barazhit, shkruan Korneri.net
Derisa Feronikeli është komplet, te Prishtina mungojnë Mentor Mazrekaj, Gauthier Mankenda dhe Lorik Boshnjaku, ndërsa skuadrës i janë kthyer Shqipërim Taipi dhe Përparim Osmani, që munguan në ndeshjen e kaluar ndaj Llapit.
Aktualisht Prishtina ka tri pikë më pak se Drita, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund. /Korneri.net