Skuadra më e madhe kosovare FC Prishtina, ka shënuar edhe një fitore në miqësoren e dytë.
Kaltër e bardhët kanë mposhtur me rezultat 1:2 skuadrën ruse, Orenburg, në ndeshjen e dominuar nga kryeqytetasit, ahkruan Korneri.net
Golat për skuadrën tonë i shënuan mesfushori Qëndrim Zyba dhe mbrojtësi Leonit Abazi, që i mundësuan një tjetër triumf trajnerit Zekirija Ramadani, i cili para pak ditësh e fitoi edhe Superkupën e Kosovës, pasi mposhti Dritën 2-1. /Korneri.net