Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 89:62, në duelin që ishte qesharak për faktin se mysafirët ishin me vetëm shtatë basketbollistë atë që e tham ekskluzivisht edhe para ndeshjes. Kaltër e bardhët si në trening mposhtën kundërshytarin që ishte totalisht pa motiv, pa ambicje dhe me vullnet për lojë andaj edhe epërsia prej +27 pikëve nuk ishte aspak befasi.

Për këtë triumf meritorë ishin, Mike Moser me 26 pikë dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë që njëherësh ishin edhe basketbollistët e vetëm që shënuan pikë dyshifrore, por ajo që ra në sy në këtë duel ishin të gjithë basketbollistët e Sigal Prishtinës që shënuan pikë. Te Ylli u dalluan Christopher Oliver me 24 pikë dhe Trae Anderson me 19.

Artikulli paraprak“Shokohet” San Paolo: Atalanta leksion futbolli Napolit!
Artikulli tjetërKampion Ballkani, Smajlaj ngre flamurin kuqezi në Beograd