Prishtina nuk ndalet në kampionat.

Pas eliminimit nga Kupa, FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj Llapit me rezultat 1-3, dhe kështu merr primatin në Superligë për herë të parë sivjet, pasi Ballkani gaboi rëndë më Skenderaj, shkruan Korneri.net

Gauthier Mankenda e kaloi Prishtinën në epërsi, për ta barazuar rezultatin Adonis Aliu. Megjithatë, kryeqytetasit në vazhdim ishin më të mirë dhe arritën të realizojnë edhe dy gola përmes Leotrim Bekteshit dhe Otto John.

Llapi ende nuk është qetë në tabelë, kurse tash titulli është krejtësisht në duart e Prishtinës. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here