Pas tetë vitesh pritjeje, trofeu i më të mirit në Kosovë kthehet në kryeqytet.

FC Prishtina shpallet kampione e Kosovës për herë të 11-të, pas luftës dhe atë atë me plot meritë pasi gjatë tërë këtij edicioni ka qenë skuadra më stabile në ligë, dhe gëzon mijëra tifozë në Prishtinë e më gjerë, shkruan Korneri.net

Kaltër e bardhët udhëtuan në Gjilan për të luajtur për dy rezultate, pasi edhe barazimi e shpallte kampion matematikisht, por skuadra e Zekirija Ramadanit fitoi 1-2.

Golat për Prishtinën i shënuan Glendi Mici dhe Leonit Abazi, kurse golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Arbër Çyrbja.

Festa në kryeqytet tashmë ka nis nga “Plisat”. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here