Ndonëse mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Vala Superligë, FC Prishtina ka humbur statusin e liderit pas barazimit pa gola në “Bajram Aliu”, ndaj Drenicës.

Përkundër kushteve aspak të mira të fushës “Bajram Aliu”, skuadrat treguan futboll cilësor ku rasten nuk munguan në të dy anët, sidomos gjatë fundit të pjesës së dytë e cila shumë lehtë me pak fat ka mundur të nxjerrë fitues njërën apo skuadrën tjetër, duke pas parasysh rastet e krijuara edhe pse FC Prishtina pati më tepër nga loja.

Pas këtij barazimi Prishtina, zbret në pozitën e dytë me 20 pikë kurse Drenica mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë të mbledhura.

Artikulli paraprakShumë gola në Ferizaj, por s’ka fitues
Artikulli tjetërFitore e madhe e Llapit në Gjilan