Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë deri në përmbyllje të afatit kalimtar të janarit në futbollin kosovar (31 janar), derisa shumica e skuadrave të Vala Superligës kanë bërë përforcimet e nevojshme.

Mirëpo, tri ekipe elitare ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim, ndonëse kanë deklaruar se ndjejnë nevojën e përforcimeve dhe do sjellin lojtarë cilësorë.

Fjala është për Prishtinën, Gjilanin dhe Drenicën, shkruan Gazetasheshi.com. Në fakt, kryeqytetasit kanë njoftuar se Ilir Blakçori është duke stërvitur me ta, por mbrojtësi i majtë ende nuk ka marrë fletëlëshimin nga Gjilani dhe me gjasë ai do të rikthehet sërish në klubin nga Anamorava.

Ndërsa, Gjilani e Drenica nuk kanë bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim. Gjilani ka hallin e largimit të kryesisë aktuale, e cila do të pasohej nga njerëz që kanë premtuar transfere të mëdha.

Kurse, Drenica është zotuar se shpejt do të konfirmojë emrat e rinj të ekipit, por deri më tash nuk është parë ndonjë lëvizje.

Artikulli paraprakA. Belotti mahnit Arrigo Sacchi-n: Është jashtë normave!
Artikulli tjetërPamje tronditëse, peshëngritësi thyen shtyllën kurrizore duke ngritur shtangën (Video)